Qendra Rajonale e Turizmit ”n’Dukagjin” ka për qëllim promovimin e rajonit perëndimor në sektorin e turizmit, koordinimin e akterëve që merren me turizëm si dhe përpilimin dhe aranzhimin e ofertave turistike. QRT n’Dukagjin në bashkëpunim me organizata dhe bashkëpuntorë ka realizuar disa projekte dhe aktivitete që tashmë kanë pasur sukses dhe efekt në zhvillim të turizmit si: Kampi ndërkombëtar me të rinjë “Gurët Flasin”, aktivitete si: Ditët e Trashëgimisë jomateriale, Dita e Gështenjës, Shijo Pranverën në Junik, Ditët e trashëgimisë natyrore, aktivitete me femijë nga shkolla të ndryshme të Kosovës me qëllim të njohin më mirë trashëgiminë kulturore dhe natyrore të vendit dhe të mishërohen me trashëgiminë kulturore. Kulla e Isufajve, tashmë Qendra Rajonale e Turizmit n’Dukagjin, si çdo kullë tjetër e Dukagjinit pësoi gjatë luftës së fundit, duke u dëmtuar pothuajse 70%, mirëpo u restaurua dhe funksionalizua në kuadër të një projekti të BE-së, me qëllim të ruajtjes dhe konzervimit të trashëgimisë dhe shërben si qendër informimi ku ofrohen oferta të ndryshme turistike si: ture kulturore, ecje dhe ngjitje në bjeshkë, ture me bicikleta, zipline dhe sporte dimërore ekstreme në bjeshkët e Junikut.

Contact us: